Stoltenberg i prerë: Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO gjatë luftës

Stoltenberg i prerë: Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO gjatë luftës

Ukraina nuk do të mund të jetë pjesë e NATO-s për sa kohë që lufta vazhdon, tha të mërkurën shefi i aleancës Jens Stoltenberg.

“Unë mendoj se të gjithë e kuptuan se, të bëhesh anëtar në mes të një lufte, nuk është në rendin e ditës,” tha ai në një ngjarje të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall i SHBA-së në Bruksel.

“Çështja është se çfarë do të ndodhë kur të përfundojë lufta.”

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë personalisht në samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius në korrik dhe ka thënë më parë se do të ishte një moment i duhur për një deklaratë politike në lidhje me perspektivën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

LEXO EDHE:

Back to top button