Stoltenberg i thotë Putinit, retorika bërthamore është e rrezikshme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur shqetësimin për vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të vënë forcat parandaluese të vendit në gatishmëri të posaçme, raportoi DPA.
Në një intervistë për BBC sot, Stoltenberg tha se njoftimi i presidentit rus tregon se sa “serioz” është ngërçi për pushtimin rus të Ukrainës.
Putin dha urdhrin sot në një video të shpërndarë nga Kremlini. Në të, ai iu referua “armëve të parandalimit”, por nuk përmendi në mënyrë eksplicite armët bërthamore.








