Stoltenberg me dedikim për “Zonjën e Hekurt” pas një bashkëpunimi 30-vjeçar
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shkruar në Twitter një falenderim për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila po largohet nga drejtimi i Gjermanisë.
Stoltenberg publikoi një video, ndërsa shkroi se ka qenë privilegj të punonte me Merkel që prej viteve 1990. Ai tha se gjithherë ka qenë i imresionuar.
“Kam pasur privilegjin të punoj me Angela Merkel që nga vitet 1990. Gjithmonë i impresionuar nga aftësia e saj për të shkuar direkt në pikë, për ta gjetur zgjidhje dhe për ta çuar agjendën përpara. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për NATO-n dhe për mbajtjen e fortë të lidhjes transatlantike”, shkroi Stoltenberg.
I've had the privilege of working with Angela Merkel since the 1990's. Always impressed by her ability to go straight to the point, find solutions, & move the agenda forward. Thank you for everything you have done for #NATO & for keeping the transatlantic bond strong. pic.twitter.com/WmzxoWZudx
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 21, 2021