Stoltenberg: Të shqetësuar për Bosnjën dhe Hercegovinën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se NATO dhe BE-ja punojnë se bashku në uljen e tensioneve për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës. Sipas tij, deklaratat nxitëse nga krerët e Republikës Sërbska duhet të ndalojnë.

“Sigurisht se jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve që shohim prandaj NATO dhe BE-ja punojnë bashkë në rajon, në Kosovë dhe një Bosnjë e Hercegovinë. Shqetësimi ynë në Bosnjë dhe Hercegovinë është, sigurisht, çdo përpjekje për të nënvlerësuar institucionet multietnike dhe veçanërisht forcat ushtarake që është një nga institucionet më të suksesshme multietnike në Boshnjë dhe Hercegovinë. NATO ka ndihmuar në ndërtimin e këtyre forcave ushtarake. Prandaj, jemi të shqetësuar për retorikën nxitëse të z.Dudik dhe Republikës Sërbska dhe vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet për t’i ulur tensionet dhe vazhdojmë të ofrojnë mbështetje dhe kapacitete ndërtuese për Bosnjë dhe Hercegovinën.- deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s . 

LEXO EDHE:

Back to top button