“Stopanska Leasing”, nga sot është i pranishëm në tregun e vendit

"Stopanska Leasing", nga sot është i pranishëm në tregun e vendit

Kompania “Stopanska Leasing”, 100 për qind në pronësi të “Stopanska banka” SHA Shkup, nga sot është i pranishëm në tregun e vendit duke ofruar produkte të lizingut financiar dhe operativ për individë dhe kompani. Hapja ceremoniale u mbajt me praninë dhe mbështetjen e plotë të përfaqësuesve të Bordit Drejtues të Stopanska Bankës dhe përfaqësuesve të Grupit NBG, duke i dhënë kompanisë së re një mbështetje të fortë në zhvillimin dhe funksionimin e planifikuar. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës Stopanska theksoi se është një sfidë e madhe të mbartet trashëgimia e pothuajse 80 viteve në bankë me një ndjekje të vazhdueshme të inovacionit dhe zhvillimit të mëtejshëm për të realizuar një të ardhme edhe më të ndritur.

“Ne do të sigurohemi që në të ardhmen t’u ofrojmë klientëve tanë mundësi më të mëdha për financimin, para së gjithash, lizingun-un financiar dhe atë operacional, i cili do të përfaqësohet si produkte. Ne do të përfaqësohemi në segmentin e industrisë së automobilave, kamionëve, rimorkiove dhe autobusëve, si dhe pajisje, dhe në të ardhmen duam të zhvillojmë edhe segmentin e pasurive të paluajtshme”, deklaroi Zharko Krzhalovski- drejtor i Stopanska Lizing. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button