Struga dhe Ohri me zbritje për turistët nga Serbia

" "

Hotelet në Ohër dhe Strugë nga maji deri në tetor do të ofrojnë prenotime më të lira për turistët serbë deri në 20%, në varësi të periudhës së qëndrimit. Qëllimi është që në vend se të shkojnë në bregdetin grek, t’i kalojnë pushimet verore në liqenin e Ohrit ose ata që do t’i kalojnë pushimet  në Greqi, gjatë kthimit të qëndrojnë të paktën disa ditë në vendin tonë.

https://youtu.be/6VxiyRPwklY

Për një person në ditë, mund të kenë gjysmë- pansion prej vetëm 25 eurove, me mëngjes dhe darkë në hotel me 4 yje. Disa hotele të kategorisë më të lartë, mund të jenë më shtrenjtë për 2-3 euro…”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Idenë e zbritjes së çmimeve deri më tani e kanë pranuar rreth 90% të hoteleve.

Bëhet fjalë për pako të veçanta që do t’u jepen agjencive vendore dhe atyre nga Serbia. Presim të ketë qarkullim të mirë nga këta mysafirë”, pohoi Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Gastronomët thonë se me këtë nismë duan të mbështetin qëndrimin e Qeverisë për taksa falas për qytetarët serbë si shenjë mirënjohje për vaksinimin falas. Për të njëjtin qëllim, Agjencia Shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit ka propozime shtesë për Qeverinë në lidhje me Serbinë.

Agjencia shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit:

  • bileta falas për të gjithë muzetë
  • parkim falas në të gjitha qytetet
  • zbritje në të gjitha objektet gastronomike
  • zbritje në objektet e akomodimit
  • transferim i shpejtë në pikat kufitare

Shoqata e Hotelierëve mendon të ofrojë pako të ngjashme për mysafirë nga vendet e tjera fqinje, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria. Presin më shumë prej tyre këtë verë, së bashku me mysafirët vendas, sepse shumica e prenotimeve me mysafirët nga Evropa Perëndimore janë anuluar përsëri ose janë në pritje.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button