Struga Trim Lum, 6 ndeshje miqësore para nisjes së sezonit pranveror

Skuadra e Struga Trim Lum, me sfidën miqësore kundër Ohrid Lihnidos (22 janar) do të mbyll përgatitjet në kuadër të fazës së parë.

Në fazën e dytë, ekspedita strugane niset më 23 janar drejt Antalia-s së Turqisë, ku janë planiifikuar edhe zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore. Mes tyre ende është i panjohur kundërshtari për sfidën miqësore të 31 janarit, ndërsa në sfidat e tjera do të takohet me Lokomotiv Tashkenitin, Kryvbasin nga Ukraina, Velje-n nga Danimraka dhe Petrokub Hincesti nga Moladavia.

Skuadra e Struga Trim Lum në trollin turk do të qëndrojë deri më 5 shkurt, ndërsa provën gjenerale para nisjes së sezonit pranveror do të ketë më 11 shkurt, kundër Voska Sportit në Strugë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button