Strugë, aktivistët kërkojnë mbyllje të deponisë

Aktivistët civilë kërkojnë t’i jepet fund helmimit të banorëve të Strugës dhe mbyllje të menjëhershme të deponisë ilegale të qytetit. Komuna e Strugës, NPK-ja dhe Ministria e Mjedisit u paditën, për mosndërmarrjen e masave për deponinë në hyrje të qytetit. Procedura gjyqësore u iniciua, nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj. Ata kërkojnë që Gjykata në Strugë të lëshojë menjëherë një ndalim për hedhjen e mëtejshme të çdo mbeturine, por edhe të bëhet dekontaminimi dhe rikultivimi i zonës.

Dhe ne kërkojmë klasifikimin dhe riciklimin e mbeturinave. Ne besojmë se gjykata do të konstatojë, se ka shkelje të të drejtave të njeriut. Sepse kjo deponi nuk është në përputhje me legjislacionin, dhe nuk është në përputhje me standardet, që duhet të ketë një deponi. Vendndodhja e kësaj deponie është mjaft e kontestuar, sepse ndodhet afër qytetit, ku e ndot ajrin, si dhe tokën, mbeturinat shpesh digjen, dhe vendndodhja është në fushën pjellore të Strugës dhe kufizohet me fushatë”

 Bazuar në një ekspertizë, Shoqata kërkon nga Gjykata Themelore në Strugë të konstatojë se të pandehurit, kanë shkelur të drejtën për një mjedis të shëndetshëm, dhe të drejtën për jetë, sepse nga viti 2006 deri në 2021 ata nuk morën masa për të parandaluar, ose zvogëluar pasojat e dëmshme të shkaktuara nga ndotja e mjedisit.

 Kjo padi është e para e këtij lloji në vendin tonë. Lidhur me efektin e vetë padisë, ne besojmë se me këtë padi do ta detyrojmë shtetin të bëjë hapin e parë drejt zgjidhjes së këtij problemi, jo vetëm për sa i përket Strugës si qytet, por edhe për sa i përket të gjithë shtetit, si problem nacional”

Qeveria aktuale bëri premtime të mëdha për deponinë e Strugës. Por, përveç ndërtimit të një stacioni transferimi, asgjë tjetër nuk është realizuar.  Stacioni, për të cilin u shpenzuan rreth 340,000 euro, nuk funksionoi tre vjet pas ndërtimit, dhe mbeturinat edhe më tej në vend që të hidhen në deponinë Drisla në Shkup, hidhen në të njëjtin në vendin ekzistues. Kjo çështje u paralajmërua të zgjidhet me prioritet nga kreu i Komunës Merko, por e gjitha mbeti vetëm licitim me afate. UNESCO, në raportin e fundit alarmon për ekzistencën e kësaj deponie, duke i dhënë një periudhë tre vjeçare për t’u zhvendosur. Lidhur me padinë nga Ministria e Mjedisit thanë se menaxhimi i mbeturinave komunale sipas legjislacionit është ekskluzivisht një detyrim i komunave dhe Ndërmarrjeve të tyre komunale. Komuna e Strugës vendosi të heshtë edhe këtë herë.

 

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button