Aksion i madh policor në Serbi, së paku 17 të arrestuar

Së paku 17 persona janë arrestuar në Serbi pas një aksioni që ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vazhduar gjatë ditës së sotme. Policia dhe pjesëtarë të shërbimit të sigurisë BIA kanë realizuar bastisje në rreth 30 lokacione, kryesisht në rajonin e Beogradit, transmeton Alsat.

Siç raportojnë mediumet serbe, policia sot ka bastisur lokacionet e klubit futbollistik “Partizani“, pas arrestimeve të Veljko Bellivuk (Velja Nevolja) dhe Marko Mijakoviç-Maret, të cilët janë kapur në flagrancë deri sa po tentonin të diegnin makinat me të cilat dyshohet se janë kryer vepra penale. Policia ka kryer kontrolle edhe në stadiumin e “Cërvena Zvezdës”.

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin njoftoi se gjithsej janë arrestuar 17 persona dhe se nuk do të lejojnë krijimin e siç tha ai, “Klanit të ri të Zemunit në Serbi”.

“17 anëtarë të një grupi kriminel të udhëhequr nga Belivuk dhe Mijkoviç janë arrestuar, për të cilët kemi dyshime për vrasje, zhvatje, rrëmbime dhe trafik droge”, tha Vulin.

Autoritete thonë se grupi i kriminelëve gjatë gjithë kohës është fshehur pas grupit të tifozëve të “Partizanit”, dhe se sipas tyre bëhet fjalë për kriminel ordinerë që nuk kanë të bëjnë me futbollin dhe tifozërinë.

LEXO EDHE:

Back to top button