Paditet pronari i një lokali në Creshevë, shkeli masat anti-kovid

Pak pas mesnate, pas një denoncimi se një objekt hotelierik në fshatin Creshev punon edhe pas orës 21:00, orarit të lejuar për punë, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në objektin në fjalë në pronësi të D.P. 56 vjeç nga Kumanova dhe është konstatuar se në lokal gjenden 8 persona të moshës nga 22 deri në 65 vjet nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica. Personat janë ndaluar. Ndërkohë ndaj pronarit të objektit do të ngritët padi në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut, “mosveprim në përputhje me rekomandimet gjatë kohës së pandemisë” .

LEXO EDHE:

Back to top button