Tetovë, studentët kundër çmimit të biletës vjetore për transportin publik

Studentët e UEJL-së ngrenë zërin kundër çmimit të biletës vjetore për transportin publik në Tetovë. Edhe pse autobusët nuk dihet se kur do të lëshohen në përdorim, megjithatë për biletë vjetore studentët do të paguajnë 1500 denarë më tepër se sa të punësuarit në administratë.

“Kërkesa jonë konkrete ishte që të ketë një çmim konkret për studentët duke u bazuar në shtetet ballkanike dhe evropiane por dhe situatën tonë ekomomike dhe të ndërmarrjes për transport.  Deri më tani kemi bë konsulta të ndryshme me studentët, që më është kërkuar të jetë edhe zero denar, por do ishte e volitshme për ne një shumë nga zero deri në tre mijë denar”, tha Agron Demiri, kryetar i Parlamentit studentor të UEJL.

“Ekipi i televizionit Alsat tentoi që të merr prononcim edhe nga Parlamenti studentor i Universitetit të Tetovës, por nga kjo zyrë, na thanë që brenda ditësh, do të debatohet në këtë temë dhe do të dalin me qëndrim”

Drejtor i Ndërmarrjes për transport “Tetova” thotë se do t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës së studentëve.

“Kjo kërkesë do shqyrtohet menjëherë nga organet drejtuese të ndërmarrjes dhe jam i bindur se do i përgjigjemi pozitivisht kërkesës së tyre”, tha Fejsal Beadini. Drejtor i Ndërmarrjes për transport “Tetova”.

Me çmimoren aktuale të publikuart dy javë më parë, bordi drejtues i Ndërmarrjes për Transport ka privilegjuar të punësuarit në administratën komunale, duke iu mundësuar çmim të biletës vjetore prej 4500 denarëve, kundrejt studentëve, të cilët duhet të paguajnë 6 mijë denarë. Për dallim nga Tetova, studentët në Shkup janë të liruar nga pagesa e biletës për transport publik.

Bashkim Sulejmani                                                           

LEXO EDHE:

Back to top button