Strumica e sigurtë, pëson “Çair 2030”

Skuadra e basketbollit “Strumica”, është anëtari më i ri i Superligës në Maqedoni. Skuadra e Strumicës triumfoi edhe në përballjen e dytë të plej offit, duke eliminuar skuadrën e Shkupit. Në palestrën sportive “Shaban Trstena” në Çair, skuadra Strumicës shënoi fitore me rezultat 104-91 dhe me 2-0 në fitore, siguron biletën e garës elitare të basketbollit vendas.

Se kush do të jetë skuadra e dytë që do të inkuadrohet në Superligën e Maqedonisë, në sezonin 2022/23, do të mësohet nga përballja e tretë në mes skuadrave të Vardarit dhe Çair 2030. “Kuqezinjët” përgatitën një befasi të madhe, duke triumfuar në takimin e dytë me rezultat 85-81, duke barazuar rezultatin në 1-1 në fitore.

Përballja e tretë do të zhvillohet më 14 maj në terrenin e skuadrës “Çair 2030”.

LEXO EDHE:

Back to top button