Reperi shqiptar tregon arsyen pse refuzoi rolin në serialin “Euphoria”

Reperi shqiptar tregon arsyen pse refuzoi rolin në serialin “Euphoria”

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani është shumë i njohur në SHBA. Reperi ka lindur në New York nga një baba mysliman shqiptar dhe një nënë hebreje.

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, ka treguar se ka refuzuar për të luajtur në serialin “Euphoria”.

“Ata donin që unë të luaja një shpërndarës droge që po shkonte me vajzat e shkollës së mesme. Action Bronson nuk e bën këtë, vëlla.”, tha ai.

Ndërsa ai nuk e përmend personazhin specifik, roli i ngjan shumë Fezco-s, i cili luhet nga Angus Cloud.

Action Bronson thotë gjithashtu se ai mori pjesë në audicion për Uncut Gems, por gjërat nuk shkuan sipas planit.

“Ata donin që unë të isha djaloshi pranë personazhit kryesor, rusit”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button