Strumica paralajmëron largimin nga BNJVL, Kostadinov: Pushteti, obstruksione komunës
Strumica paralajmëron largimin nga BNJVL, Kostadinov: Pushteti, obstruksione komunës

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov ka paralajmëruar largimin nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Sipas tij, arsye për këtë është obstruksionet që pushteti qëndron po i bën Strumicës me ujin e pijshëm tashmë disa ditë duke e cilësuar atë si të papijshëm edhe pse të gjitha analizat e cilësisë së ujit kanë dal se uji është i pijshëm. Kostadinov për këto obstruksione sipas tij, ka akuzuar ministrin e bujqësisë, Cvetan Tripunovskin. Largimin nga BNJVL e ka paralajmëruar edhe kryetari i Karposhtit, Stevçe Jakimovski. /Alsat.mk