Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd – kjo do të zgjasë 24 orë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd – kjo do të zgjasë 24 orë

Një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd, Autokomanda, është bllokuar për orë të tëra, ndërsa studentët dhe qytetarët kanë bërë të ditur se kjo bllokadë do të zgjasë 24 orë.
Kjo do të thotë se ata do të qëndrojnë në rrugë deri në orën 10 të nesërme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Studentëve të cilët prej dy muajsh po protestojnë për mungesë transparence në rastin e rindërtimit të mbulesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, e cila u shemb dhe vrau 15 persona, u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.
Studentët kanë shkuar aty në disa grupe dhe nga disa drejtime, ndërsa me studentët që kanë bllokuar Fakultetin e Bujqësisë në Zemun ka pasur edhe fermerë me traktorë.
Studentët po kërkojnë publikimin e të gjithë dokumentacionit për rinovimin e ndërtesës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku tenda ra nëntorin e kaluar, duke vrarë 15 persona.
Ndonëse autoritetet në Serbi më herët pretendonin se i gjithë dokumentacioni për rindërtimin e stacionit ishte publikuar, kryeministri serb Millosh Vuçeviq të shtunën njoftoi se sot do të publikohen dokumente të reja në ueb faqen e Qeverisë së Serbisë.