Studentët holandezë kanë ndërtuar një makinë që thith CO₂ gjatë vozitjes

Megjithëse makinat elektrike janë shumë më efikase për mjedisin sesa makinat konvencionale, asnjë makinë nuk është pa emetim, veçanërisht kur merret parasysh prodhimi i saj. Megjithatë, një ekip studentësh nga Holanda po përpiqet t’i afrohet sa më shumë qëllimit.

Bëhet fjalë për studentë të Universitetit të Teknologjisë në Eindhoven, të cilët zhvilluan ZEM, d.m.th. Levizshmërinë Zero Emission. Kjo makinë është deri tani më afër emetimeve zero, që do të thotë se teknologjitë e reja përdoren për prodhimin dhe lëvizjen e makinës, të gjitha me synimin për të reduktuar efektet e dëmshme në planet.

“Kjo makinë është zhvilluar për të reduktuar sa më shumë emetimet e CO₂ gjatë fazës së prodhimit, fazës së përdorimit dhe fazës së fundit të jetës,” thotë Jens Lahaille, një anëtar i ekipit nga universiteti i lartpërmendur.

Gjatë prodhimit të makinës është përdorur plastika e ricikluar, e cila është formuar sipas nevojave me ndihmën e një printeri 3D. Kjo përfshin shasinë dhe panelet e trupit dhe siguron që falë përdorimit të materialeve të ricikluara, praktikisht nuk ka mbeturina.

Megjithatë vëmendje të veçantë tërheq një pjesë e makinës, e ai është filtri special që “kap” CO₂ gjatë lëvizjes së automjetit. Ekipi pretendon se makina mund të mbledhë deri në 2 kilogramë CO₂ çdo 20 mijë kilometra. Studentët pranojnë se kjo nuk është një sasi e madhe CO₂, pasi do të duheshin 10 makina të tilla për të bërë aq punë sa një pemë. Megjithatë, nëse filtri do të përdorej masivisht, ndikimi do të ishte i madh. Tani ekipi i studentëve dëshiron ta patentojë këtë filtër.

Në të ardhmen, këta filtra mund të “shkarkohen” lehtësisht në stacionet e karikimit të makinave elektrike. Për momentin, filtri mbushet shumë shpejt, kështu që duhet të zbrazet çdo 320 kilometra, por ekipi po kërkon ndihmë nga industria e automobilave që do ta ndihmonte të arrijë qëllimin e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button