Studimi i ri, pacientët me “Omicron” janë të mbrojtur nga riinfektimi me “Delta”
Studimi përfshinte persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar që nga testi kishin rezultuar të prekur me Omicron dhe jo me Delta. Studiuesit izoluan plazmën e gjakut të 15 prej këtyre pacientëve, 11 nga të cilët ishin shtruar në spital për shkak të simptomave por asnjëri prej tyre nuk ishte intubuar.
Atyre iu morën kampione gjaku menjëherë pas nisjes së simptomave dhe dy javë më vonë. Dy nga 15 pacientët nuk zhvilluan anti trupa neutralizues dhe u përjashtuan nga analiza.
Nga 13 të tjerë, 7 ishin të vaksinuar (3 prej tyre me doza Pfizer dhe 4 të tjerë më vaksinën Johnson dhe Johnson).
Mundësia për të neutralizuar variantin Omicron pritej, pasi ky është varianti që ka infektuar këta individë. Megjithatë analizat treguan rritje të anti-trupave me 14 herë.
Pjesa më e madhe e pacientëve, kryesisht ata që ishin të vaksinuar zhvilluan potencial edhe kundër variantit Delta.







