Studimi, izolimi i vendeve evropiane ka shpëtuar 59 mijë jetë


Studimi i Imperial College of London mbi masat shtrënguese të marra nga 11 shtete evropiane kanë rezultuar shumë efektive për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas shkencëtarëve britanikë, gjatë studimit të bërë deri ditën e sotme, 31 mars, janë shpëtuar rreth 59 mijë jetë njerëzish.

Studimi tregon se kurba kryesore R0 që mat numrin e të infektuarve është në ulje. Kjo tregon se pandemia e COVID-19 sa vjen dhe po zbehet e po vendoset nën kontroll në Evropë ashtu si ndodhi edhe në Kinë.

Një faktor shumë i rëndësishëm në këtë studim janë masat e marra nga qeveritë e shteteve evropiane mbi mbylljen e kufijve, institucioneve në vend si dhe respektimi i distancës sociale nga vetë qytetarët.

Ky studim i bazuar në algoritme matematike, llogarit se masat e marra e kanë reduktuar kurbën R0 me 64 përqind, e cila e përkthyer në shifra do të thotë 38 mijë vdekje më pak në Itali, 16 mijë më pak në Spanjë dhe 2500 më pak në Francë.

Studiuesit shprehen se do të duhen edhe disa javë izolim që të reduktohet shumë numri i viktimave brenda një dite.

“Nëse ky trend do të vazhdojë atëherë kemi shumë shpresa” thotë shkencëtari Neil Ferguson. Një studim i mëparshëm i këtij të fundit detyroi kryeministrin Johnson që të ndërmarrë masa për izolimin e vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button