Pendarovsi: Këshilli i Sigurisë propozon shpalljen e gjendjes së krizës

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është marrë vendim që t’i propozohet Qeverisë që të shpallë gjendje të krizës në gjithë territorin e shtetit.

“Sot mbajtëm seancën e 10 të Këshillit të Sigurisë, debatuam për gjendjen me Kovid-19. Situata është serioze, gjendja është shumë më e keqe se sa gjatë valës së pranverës. Në këtë drejtim pas një debati ku morën pjesë të gjithë,  Këshilli i Sigurisë vendosi që   t’i propozoj Qeveris që të shpallë gjendje të krizës, në afat prej 30 ditëve në territorin e gjithë shtetit.

Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev deklaroi se më së voni deri nesër do të mund të shpallet gjendja e krizës në gjithë territorin e vendit.

“Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mbajmë mbledhjen e Qeverisë dhe besojmë se do të shpallim gjendje të krizës”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button