Kreu i OBSH sërish nën akuzë, kësaj here nga ushtria etiopiane

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka qenë shpeshherë nën akuzë muajt e fundit për mënyrën se si organizata që ai drejton po menaxhon pandeminë e koronavirusit. Por ditët e fundit një tjetër akuzë është shtuar ndaj tij, kësaj radhe nga Etiopia.

Ushtria e Etiopisë ka akuzuar drejtpërdrejt shefin e OBSH, Ghebreyesus se po mbështet forcat disidente në rajonin e përfshira nga lufta te Tigray.

Shefi i ushtrisë Berhanu Jula deklaron se Ghebreyesus është duke siguruar mbështetje politike dhe ushtarake për Frontin e Popullit për Lirimin e Tigray i cili është përfshirë në luftime ditët e fundit me qeverinë etiopiane.

“Ai po punon me vendet fqinje që të dënojnë luftën. Ai ka punuar që ata të marrin armë”, u shpreh gjenerali në një deklaratë për shtyp duke shtuar se Tedros nuk ka lënë gurë pa lëvizur për të ndihmuar TPLF.

Tedros ka shërbyer si ish-ministër i Shëndetësisë dhe është figura më e lartë tigrajane jashtë vendit. Ai ka qenë pjesë e qeverisë së Tigrajan deri sa drejtimi i saj mori fund pas 30 vitesh kur pushtetin e mori kryeministri Abiy Ahmed./A2CNN/

LEXO EDHE:

Back to top button