Bora e parë për bebushen e Gigit dhe Zayn, nënë e bijë shijojnë momentin më të bukur

Gigi Hadid i është përkushtuar me kohë të plotë rritjes së vajzës së saj, e cila erdhi në jetë në muajin shtator. Me vogëlushen nuk jemi njohur ende, mirëpo modelja nuk ka ngurruar të publikojë herë pas here foto me të në rrjete sociale duke i fshehur fytyrën.

Së fundmi Gigi ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shihet duke ecur në mes të New York-ut të mbuluar nga bora bashkë me karrocën e vajzës. Kjo ishte stuhia e parë e borës për këtë sezon për New York-un , ndaj këtë moment Gigi ka vendosur ta shijojë  me vogëlushen e saj.

Gigi ka zgjedhur që të veshë një pallto të zezë dhe një shall me ngjyra, ndërkohë që karroca e vajzës qëndron në rrugë. Modelja është kujdesur që të ruajë edhe veten, duke vendosur një maskë të zezë në fytyrë.

“Bora e saj e parë”, ka shkruar Gigi përkrah fotos, duke treguar se i presin shumë gjëra të tjera për t’i përjetuar bashkë për herë të parë.

Ndërkohë ditën e djeshme. Modelja vendosi të bënte një ndryshim në pamje pas shumë kohësh. Gigi i preu flokët me balluke dhe dukej shumë ndryshe, pavarësisht se ishte diçka shumë e thjeshtë.

LEXO EDHE:

Back to top button