Stuhi me shira të rrëmbyeshëm parashikohet për nesër në Shkup

Enti Hidrometeorologjik doli me paralajmërim për stuhi. Sipas Entit, moti do të jetë i paqëndrueshëm, në më shumë vende me reshje të shiut, bubullima dhe erë të fuqishme. Në disa rajone reshjet do të jenë më intensive, shpejtësia e erës do të jetë deri në 60 kilometra në orë ndërsa do të ketë edhe breshër. Qytetarët apelohen që të jenë të kujdesshëm, sidomos gjatë lëvizjes në ambient të hapur dhe në trafik, për shkak të erës së fuqishme dhe reshjeve intensive.

Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira më të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe kushte për breshër të izoluar.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me shira të rrëmbyeshëm intensivë, bubullima dhe erëra të forta. 

LEXO EDHE:

Back to top button