“Subvencionim të faturave të energjisë elektrike për 80 për qind nuk është diçka e re”

“Subvencionim të faturave të energjisë elektrike për 80 për qind nuk është diçka e re”

Vendimi i Qeverisë për subvencionim të faturave të energjisë elektrike për 80 për qind nuk është diçka e re thonë ekspertët, shkruan Alsat.

Konstadin Dimitrov thotë se prodhimi i energjisë tashmë mbulohet me subvencione gjë që është diçka e mirë, por siç thotë ai, nevojitet që të gjitha kapacitetet prodhuese të futen në funksion me qëllim që të ballafaqohemi më mirë me krizën energjetike.

“Të paktën sikurse unë e kuptoj, shpresoj edhe të tjerët, në 80 për qind e mbulojnë çmimin e prodhimit të energjisë elektrike të kompanive. Ai çmim që unë gjithmonë them nuk është real por i subvencionuar është në nivel 40 euro për megavat për orë, është shumë më e ulët se sa është çmimi prodhues. Në vend të 75, ekonomia elektrike ja shet EVN-së që më pas i cakton çmimet e tjera dhe qytetarët paguajnë 130 euro për megavat. Domethënë ky e shet për 48 por çmimi derisa të arrij tek ne është 130 euro. Këtu ka element të mendohet se përse është rritur çmimi. Ky çmim do të rritet në mënyrë shtesë pasi nuk kemi mjaftueshëm qymyr, ose nuk është gërmuar në kohë dhe tashmë qeveria blen qymyr nga jashtë, nga Shqipëria dhe Greqia”, tha Konstadin Dimitrov, ekspert energjetik./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button