Suedia ashpërson kufizimet antiCOVID-19

Suedia paraqiti sot kufizime më të ashpra për të luftuar COVID-19, e detyruar të shtojë masat për të luftuar rritjen e lartë të numrit të rasteve dhe vdekjeve nga virusi, sipas “Financial Times”.

“Situata do të përkeqësohet”, tha kryeministri suedez, Stefan Lofven, duke njoftuar reduktimin e pjesëmarrjes në tubimet publike nga 50 persona në tetë.

“Është një sinjal i qartë dhe i mprehtë për çdo person në vendin tonë se çfarë do të zbatohet në të ardhmen. Mos shkoni në palestër, mos shkoni në bibliotekë, mos darkoni jashtë, mos bëni festa, anulojini!”,  shtoi ai në një konferencë për shtyp.

Ndalimi i ri vlen për tubimet publike të tilla, si koncertet, leksionet dhe shfaqje teatrore, por jo për tubime private.

Para një jave, vendi ndaloi shërbimin e alkoolit pas orës 22:00 dhe tani ka rekomandime të veçanta për banorët, të tilla si shmangia e transportit publik ose dyqaneve në pothuajse të gjithë vendin.

Rastet e Suedisë për frymë janë aktualisht 10 herë më të larta se Finlanda dhe katër herë më të larta se Norvegjia.

Javën e kaluar, shkalla e pranimeve në spital u rrit më shpejt në Suedi se çdo vend tjetër europian.

LEXO EDHE:

Back to top button