Nuk jemi mësuar ta shohim kështu, Kida pozon me flokë të kuqe

Pak muaj më parë, Kida befasoi fansat e saj me një ndryshim drastik të look-ut. Ishim mësuar ta shihnim brune, por këngëtarja u kthye në një bjonde super seksi dhe kjo pamje i shkonte shumë.

Duket se Kida i dashuroi flokët bjond dhe në Instagram s’kanë munguar pozat me look-un e shumë-komplimentuar. Mirëpo, vetëm pak orë më parë këngëtarja ka habitur sërish fansat me një look të ri.

Ajo ka shkrepur para pasqyrës disa poza me flokët e kuqe flakë dhe të prera shkurt, ndërsa po të shohim me vëmendje do ta dallojmë që janë paruke.

S’e dimë nëse Kida ka ndërmend të eksperimentojë sërish me look-un e saj, apo kjo pamje do të përdoret në ndonjë videoklip të ri nga këngëtarja.

LEXO EDHE:

Back to top button