“Suedia mbështet Maqedoninë në procesin e eurointegrimeve”

"Suedia mbështet Maqedoninë në procesin e eurointegrimeve"

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, mbajtën takim tet-a-tet me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, ku u konfirmua përkushtimi parimor dhe konsekuent ndaj politikës së zgjerimit të BE-së, përmes kritereve të vendosura dhe mbështetjes që ia jep Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues.

“Suedia është një nga partnerët tanë më të mëdhenj që i jep mbështetje të qartë Maqedonisë së veriut për integrimet evropiane. Na lidhin marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale, bashkëpunim i shkëlqyeshëm dhe përkatësi drejt vlerave të njejta evropiane”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq.

Siç kumtoi SÇE, në takim u bisedua për rrjedhën e negociatave me Bullgarinë, nga të cilat priten rezultate pozitive, në frymën e vlerave evropiane dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, duke u dakorduar se konflikti ushtarak në Ukrainë e ndryshoi gjendjen gjeopolitike dhe në situatë të këtillë paqja, si vlerë e pacenueshme, është më se e nevojshme të ruhet.

Në atë drejtim, ministrja Ann Linde shprehi falënderim të madh për mbështetjen e parezervë të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Suedisë në Aleancën e NATO-s.

Mariçiq dhe Linde e konfirmuan miqësinë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm i cili përmes ndihmës financiare dhe asaj eksperte, është me rëndësi thelbësore në procesin reformues dhe i cili zëvendëskryeministri Mariçiq pret se do të thellohet në periudhën që pason.

Mariçiq gjatë ditës së sotme pati takim edhe me drejtoreshën e Agjencisë suedeze për bashkëpunim zhvillimor ndërkombëtare (SIDA), Keren Jamtin, ku u shqyrtuan mundësitë për aktivitete të ardhshme në kuadër të Strategjisë suedeze për bashkëpunim reformues 2021-2027, për mbështetje të vazhdueshme në sigurimin e ndihmës për arritje të qëllimeve tona strategjike reformuese dhe prioriteteve lidhur me integrimin në BE.

LEXO EDHE:

Back to top button