Rruga e elektrizuar po ndërtohet nga autoriteti suedez i trafikut Trafikverket, i cili aktualisht po punon për gjetjen e një kontraktori për projektin. Trafikwerket nuk e ka zgjedhur ende teknologjinë e tarifimit për projektin novator, por pritet që projektimi dhe ndërtimi të përfundojnë në vitin 2025, me rrugën e hapur për trafikun menjëherë pas kësaj.

Trafikverket po shqyrton tre opsione, instalime ajrore, shina elektrike të futura në sipërfaqen e asfaltit që e transmetojnë energjinë në veturë përmes përçuesve nën të, ose mbështjellje induktive të futura në rrugë që transmetojnë energji elektrike me valë në automjet, shkruan “RevijaHak”.
Rruga e elektrizuar do të instalohet në autostradën E20, midis Halsberg dhe Örebro. Autostrada shtrihet midis Stokholmit në veri, përmes Goteborgut dhe Malmos në jug – dhe u zgjodh qëllimisht sepse është një korridor trafiku për transportin tregtar të mallrave.

Universiteti i Teknologjisë Chalmers i Suedisë publikoi një studim në mars duke sugjeruar se një kombinim i rrugëve të elektrizuara në 25 përqind të rrugëve më të ngarkuara kombëtare dhe evropiane dhe karikimi i automjeteve elektrike vendase do të ishte optimale për kalimin në automjete elektrike.
Shkencëtarët pohojnë se deri atëherë bateritë në automjetet elektrike mund të jenë dukshëm më të vogla.









