Sukses fantastik për Kosovën, lë pas Turqinë e Francën

Kombëtarja e Kosovës në xhudo ka arritur që të ndalet në vendin e parë në renditjen e kombëtarve që kanë arkëtuar medalje në Evropianin në Lisbonë të Portugalisë. Pesë xhudistët nga Kosova kanë arritur që ti siguruojnë Kosovës edhe tri medalje të tjera.

 

 

Fillimisht Distria Krasniqi u stolis me medalje të artë, e pas saj Akil Gjakova theu akullin duke fituar për herë të parë medalje evropiane në kategorinë e meshkujve, duke u stolisur me medalje të artë. Pas tyre, Nora Gjakova siguroi medaljen e bronzit. Ndërkohë, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu e mbyllen aventurën duke u renditur në vendin e pestë. I gjithë ky sukses ka vendosur Kosovën në krye të shteteve me medalje të fituara, para Turqisë dhe Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button