Sulm me armë në Haraçinë, ka të plagosur

Në fshatin Haraçinë rreth orës 2 pas mesnate ka ndodhur shkëmbim zjarri pas një zënke për llogari të papastruara me çka janë plagosur dhe arrestuar disa persona, ka informuar sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Në kumtesën e MPB-së qëndron se sot në SPB Shkup janë arrestuar M.A (31), M.S (35) nga fshati Straçincë dhe N.Xh. (27) nga fshati Haraçinë. Policia ka vepruar sipas parashtresës pas zënkës paraprake, M.A (31) ka shtënë me armë zjarri dhe ka lënduar B.A (36) për shkak të borxhit që ky ka pasur ndaj tij.

Pas të shtënave, siç informojnë nga MPB, në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndime nga armë zjarri është paraqitur M.A, derisa në Spitalin e qytetit “Sh. Naum i Ohrit” me lëndime nga armë zjarri është sjell B.A. Në të njëjtën spital me lëndime nga armë zjarri është sjellë edhe F.N, i cili para nëpunësve policor ka deklaruar se është lënduar në aksident trafiku me çka është larguar pa iu vërtetuar karakteri i lëndimeve.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit me çka do të ngritën parashtresa adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button