Sulm me thikë në Gjermani, humb jetën aktivisti i së djathtës ekstreme

Sulm me thikë në Gjermani, humb jetën aktivisti i së djathtës ekstreme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Mannheim të Gjermanisë, ndërkohë që në pamjet e rënda të publikuara në rrjet, shihet se si agresori sulmon të paktën dy persona, mes tyre edhe një polic të cilin e qëllon me thikë në kurriz.

Viktima është Michael Sturgenberger, kritiku i Islamit, partia e të cilit po zhvillonte një tubim në sheshin qendror të qytetit.

Në video kalimtarët përpiqen të ndalojnë sulmuesin  por ai shpëton dhe sulmon një oficer policie, duke e goditur me thikë pas shpine.

Më në fund, një oficer tjetër qëllon mbi agresorin.

LEXO EDHE:

Back to top button