Sulm me thikë në Nisë të Francës, të paktën një i vdekur dhe disa të plagosur

Minuta më parë një sulm me thikë i ndodhur në qytetin e Nice në Francë, i ka marrë jetën 2 qytetarëve, ndërsa ka plagosur disa të tjerë.

Sipas kryebashkiakut të Nice, Christian Estrosi, agresori është arrestuar nga policia.

Mediat franceze, njërit prej viktimave, një 70-vjeçari, i është prerë koka.


Të paktën një i vdekur dhe disa të plagosur kanë mbetur pas në sulmin me thikë në Nisë, raportojnë mediat franceze

Ndërkohë kryetari i bashkisë, Christian Estrosi thotë se një person është arrestuar, për atë që paraprakisht thuhet se është sulm terrorist.

Ai tha se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës “Notre-Dame”.

Ministri i brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën në qendër të qytetit.


LEXO EDHE:

Back to top button