Sulm ndaj Ukrainës? Biden paralajmëron Putinin për sanksione

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan dy orë bisedime virtuale mbi Ukrainën dhe mosmarrëveshje të tjera të martën, mes frikës së Perëndimit se Moska është gati të sulmojë fqinjin e saj jugor.

Pamjet televizive ruse treguan presidentët Biden dhe Putin duke përshëndetur njëri-tjetrin në një mënyrë miqësore në fillimin e asaj që pritej të ishte një diskutim i tensionuar. Presidenti Biden i tha homologut të tij Putin se shpresonte se takimi i tyre i ardhshëm do të ishte ballë për ballë.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë duke thënë se bisedimet kishin filluar, por nuk publikoi asnjë fotografi nga dhoma e situatës ku ndodhej Presidenti Biden për videokonferencën.

Kremlini ka thënë se shpreson që të dy udhëheqësit të mund të zhvillojnë një takim ballë për ballë për të diskutuar atë që e ka përshkruar si gjendje e ‘mjerë’ e marrëdhënieve SHBA-Rusi, të cilat janë zhytur në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Zyrtarët amerikanë thanë përpara videokonferencës se presidenti Biden do t’i thoshte Presidentit Putin se Rusia dhe bankat e saj mund të goditeshin me sanksionet më të ashpra ekonomike me të cilat janë ndeshur deri më tani nëse sulmon Ukrainën

LEXO EDHE:

Back to top button