Sulm terrorist në një shkollë të Ugandës, 25 persona humbin jetën
Sulm terrorist në një shkollë të Ugandës, 25 persona humbin jetën
Të paktën 25 persona janë vrarë në një shkollë në Ugandën perëndimore nga rebelët e lidhur me grupin Shteti Islamik.
Tetë persona të tjerë mbeten në gjendje kritike pas sulmit në shkollën e mesme Lhubirira në Mpondwe.
Policia thotë se sulmi i së premtes u krye nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) – një grup ugandan me bazë në Republikën Demokratike të Kongos.
Ushtarët po ndjekin grupin që u largua drejt parkut kombëtar Virunga në DRC, shtoi policia.








