Sulme dhe bastisje në Bregun Perëndimorë, bllokohen hyrje-daljet në Xhenin

Sulme dhe bastisje në Bregun Perëndimorë, bllokohen hyrje-daljet në Xhenin

Ushtria izraelite ka kryer sulme dhe bastisje në Bregun e okupuar Perëndimor, duke i vrarë së paku nëntë palestinezë, si dhe e ka rrethuar qytetin Xhenin, sipas zyrtarëve palestinezë. Grupet militante palestineze thanë se janë duke shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite. Guvernatori i Xheninit tha në radion palestineze se forcat izraelite kanë bllokuar hyrjet dhe daljet dhe qasjen në spitale, si dhe duke e shkatërruar infrastrukturën. Ministria e Shëndetësisë në Bregun Perëndimor tha se forcat izraelite i kanë bllokuar rrugët që çojnë në spital dhe i kanë rrethuar objektet e tjera mjekësore në Xhenin. Ushtria izraelite e konfirmoi se është duke e kryer një operacion në qytetet Xhenin dhe Tulkarem, por nuk dha hollësi të tjera. Hamasi u bëri thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor të ngrihen në këmbë, duke thënë se sulmet janë pjesë e një plani të gjerë për ta zgjeruar luftën në Gazë dhe i fajësoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për përshkallëzimin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button