Sulme me dron në Krime

Sulme me dron në Krime

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herë, mercenarët e “Wagner” i kanë dhënë fund operacionit të tyre ushtarak në Bakhmut të Ukrainës.

Lajmi u dha nga vetë kreu i grupit, Prigozhin i cili shpjegoi për agjencitë ruse të lajmeve se “Operacioni grirësja e mishit në Bakhmut ka përfunduar”.

“Duhet theksuar se operacioni në Bakhmut nuk u projektua fillimisht për të marrë kontrollin e qytetit, por për të thërrmuar njësitë e forcave ukrainase si dhe arritjen e një “armëpushimi” për t’iu krijuar mundësinë trupave ruse që të rigrupoheshin”, u shpreh Prigozhin.

Kreu i Wagner ka qenë shumë kritikë me drejtuesit e ushtrisë së Putin gjatë kohëve të fundit, madje ka akuzuar disa nga besnikët e kreut të Kremlinit se kanë lënë pa mbështetje e armë mercenarët e tij.

Ndërkohë, shpërthime të fuqishme janë regjistruar sërish gjatë natës, këtë herë në zonën e Krimesë.

Nga raportimet paraprake, prej guvernatorit të Sebastopolit, Mikhail Razvozhaev bëhet me dije se një dron humbi kontrollin dhe ra në një zonë të pyllëzuar, pa shkaktuar dëme apo të lënduar./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button