Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 17 persona në Gazë

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 17 persona në Gazë

Sulmet ajrore izraelite në mbarë Gazën kanë vrarë të paktën 17 persona, përfshirë fëmijë dhe punëtorë shëndetësorë. Sulmet ndodhën në ditën kur ambasadori i ri amerikan në Izrael zhvilloi aktivitetin e parë në këtë kapacitet në Jerusalem. Në mesin e të vrarëve ishin dhjetë në Xhabalia, përfshirë tetë persona nga familja e njëjtë, sipas Spitalit Indonezian, që pranoi trupat e viktimave. Në qytetin jugor të Han Junisit, shtatë persona u vranë, përfshirë një grua shtatzënë, thanë nga Spitali Naser, ku u dërguan trupat e pajetë. Sulmet ndodhën një ditë pasi dhjetëra persona u vranë nga sulmet e kryera nga Izraeli, shtet që po rrit presionin ndaj Hamasit për të kthyer pengjet dhe për t’u çaramatosur. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button