Sulmet izraelite, mbi 24 mijë palestinezë të vrarë

Sulmet izraelite, mbi 24 mijë palestinezë të vrarë

Forcat izraelite kanë vrarë afër 60 luftëtarë palestinezë në Rripin e Gazës, tha ushtria izraelite përmes një njoftimi. Luftëtarët u vranë në operacionet e ushtrisë izraelite gjatë 24 orëve të fundit. Afër 40 luftëtarë u vranë në zonën jugore të Kan Junisit dhe disa të tjerë në veri të Rripit të Gazës, u tha në deklaratën e ushtrisë izraelite. Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 24.000 palestinezë. Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit dhe do të lirojë pengjet e mbetura në Gazë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button