Sulmi ndaj kamermanit të Insajderit në Veri, reagon AGK

Sulmi ndaj kamermanit të Insajderit në Veri, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon ashpër sulmin ndaj kamermanit të Gazetës Insajderi, Jetmir Muji që ka ndodhur para një ore në veri të Mitrovicës.

Muji është sulmuar nga bandat serbe derisa ishte duke xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës, njofton Insajderi.

AGK-ja ka kërkuar nga policia që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës.

“Kameramani i portalit “Insajderi”, Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision”.

“Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës”.

“AGK-ja shpreh shqetësim dhe tronditje me sulmin, njëherësh e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

LEXO EDHE:

Back to top button