Sulmoi bashkëfshatarin, arrestohet 58 vjeçari nga Prelubishta e Tetovës

Mbrëmë pak pas orës 22:00, në fshatin Prelubishtë të Tetovës, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 58-vjeçarin Z.K. nga ky fshat, i cili një orë më herët kishte sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tij 36-vjeçar I.K. Sipas raportit të policisë, gjatë sulmit Z.K. kishte përdorë një mjet prej druri.
Z.K. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të çështjes, pas çka do të pasoj padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button