Sulmoi bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Sulmoi bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 47 vjeçarin Xh.Xh. i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike, shkruan Alsat.

“Dje në mbrëmje vonë, gjegjësisht në ora 23:55, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 47-vjeçarin Xh.Xh. nga Tetova, i cili nga bashkëshortja e tij 45-vjeçare është raportuar se rreth orës 19:30 në shtëpinë e tyre familjare, e ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button