Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë diku rreth orës 21;20 ka privuar nga liria 41 vjeçarin A.I. i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Policia po heton rastin.

“Mbrëmë (27-shkurt) rreth orës 21:20, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 41-vjeçarin A.I. nga një fshat i Gostivarit, i cili gjysmë ore më parë ishte raportuar nga bashkëshortja e tij se e kishte sulmuar fizikisht në banesën e tyre familjare. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër A.I. do të vijojë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button