Edhe 13 mijë qytetarë zhyten në varfëri të skajshme

Edhe 13 mijë qytetarë zhyten në varfëri të skajshme

Kriza ekonomike ka zhytur në varfëri të skajshme edhe 13 mijë qytetarë të tjerë në vitin që lamë pas. Në këtë nivel llogariten familjet katër anëtarëshe që kanë të ardhura totale deri në 300 euro në muaj, aktualisht sipas studimeve janë rreth 18 mijë qytetarë. Pritshmëritë sivjet janë që edhe 4 mijë të tjerë të bien në pragun e varfërisë së skajshme. Këto janë të dhëna që u prezantuan në studimin e UNICEF-it në Shkup me ekspertët vendorë. Në publikimin e “Efekteve të krizës me ushqim dhe energjetikë ndaj familjeve dhe fëmijëve në Maqedoninë e Veriut” thuhet që me këtë skamje janë më të prekurit 5 mijë fëmijë.

“Edhe 13 mijë persona bien në pragun e varfërisë së skajshme si rezultat i efektit të krizës, në mesin e tyre janë 5 mijë fëmijë. Kur të merret si tregues relativ impakti i krizës ka goditur më shumë fëmijët se sa grupet tjera demografike. Në studim identifikuam se skamja është e theksuar tek familjet me më shumë fëmijë, mbi tre fëmijë dhe amvisëri ku niveli i arsimimit të prindërve është më u ulët”, tha Marijan Petrevski, Shoqata “Euro think”.

“Posaçërisht duhet tu përkushtohet vëmendje fëmijëve që mos të vuajnë pasojat në prag të varfërisë, të cilat do të ndikonin në zhvillimin e tyre afatgjatë. Në shërbime të caktuara duhet të jepen kujdesi shëndetësor për fëmijët parashkollorë dhe çerdhe dhe gjitha ndihmat tjera bazike që ata kanë nevojë”, deklaroi Patricia DiGjovani, Përfaqësuese e UNICEF-it.

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button