Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se mbrëmë rreth orës 22:00 ka privuar nga liria 34 vjeçarin Sh.F. nga Gostivari i cili ishte i denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.

“Dje (02-gusht) në ora 22:00 në Gostivar, zyrtarë policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin SH.F.(34) nga Gostivari pasi që kishte qenë i raportuar nga bashkëshortja e tij se e ka sulmuar fizikisht atë në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar. Sipas raportit, ai ka përdorur edhe mjete të ndryshme shtëpiake. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button