Sulmuesi i mjekes në Ohër, ende i pakapshëm

Sulmuesi i mjekes në Ohër, ende i pakapshëm

Gazetar: Miki Trajkovski

Sulmuesi i mjekes 62-vjeçare nga Reparti Infektiv, në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit ende nuk është i kapshëm për policinë, shkruan Alsat.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër thonë për Alsat se janë duke mbledhur informacione, dhe se punohet në identifikimin e autorit.

Ai një ditë më parë fillimisht verbalisht, e më pas fizikisht e ka sulmuar mjeken duke e kapur për qafe, pasi nuk ka mundur më të presë në radhë. Ndërkohë, stafi i Infektivit kërkon nga drejtuesit e spitalit rritjen e sigurisë. Drejtori i spitalit thotë se do të marrin masa shtesë.

“Edhe deri tani kemi sigurim. Tani sa efektive është kjo, nuk mund të them. Por, ne do ta rrisim sigurinë e patrullimit dhe sigurinë private…”, thotw Goran Balevski-drejtor i spitalit të përgjithshëm Ohër.

Baleski thekson se MPB-ja duhet të reagojë shpejt, sepse është sulm ndaj mjekut, përkatësisht personit zyrtar, në objekte zyrtare.

“… dy vitet e fundit, dy-tre mjeke menaxhojnë me gjithë qytetin. Është normale nëse keni 50-60 persona në ambulancë, do të ketë një pritje. Por, njerëzit duhet të jenë të durueshëm”, u shpreh Balevski.

Edhe Oda e Mjekëve dënon incidentin dhe apelon deputetët, që të miratojnë ndryshimet e paralajmëruara në Kodin Penal.

“… Sulmi ndaj një punonjësi shëndetësor në vendin e punës do të konsiderohet sulm ndaj një zyrtari, për të cilin Prokuroria Publike do të ngre kallëzim penal sipas detyrës zyrtare… Apelojmë te deputetët, që t’i miratojnë sa më shpejt këto ndryshime ligjore…”, thonw nga Oda e Mjekwve.

Aktualisht sulmi ndaj punonjësve të shëndetësisë dënohet si kundërvajtje, për të cilën shqiptohet vetëm gjobë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button