Sulmuesi kosovar, vetëm pas 30 sekonda shënon gol

Sulmuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj vazhdon formën e mirë te Grasshopperi. 24 vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të dhe pas vetëm 30 sekondash arriti të realizonte gol kundër Aaraut. Në përgjithësi ky është goli i 7-të për Demhasajn në 17 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Dytë të Zvicrës. Ndryshe, Grasshoppersi fiton me rezultat 2:1 kundër Aarau.

LEXO EDHE:

Back to top button