Sulmuesi polak i Napolit drejt Olimpik Marsejës

Sulmuesi i Napolit, Arkadius Milik është afër që të transferohet të Marseja, ngase klubi francez ka rritur ofertën për polakun. Kontrata e Milikut skadon në qershor, por Napoli është i hapur që ta shesë vetëm nëse paguhet vlera prej 15 – 18 milionë euro. Sipas “Tuttomercatoweb, Marseja ka rritur ofertën për të transferuar 27-vjeçarin gjatë janarit dhe kanë ofruar 9 milionë euro, për një kontratë katërvjeçare.

Napoli gjithashtu ka kërkuar që të jetë në marrëveshje klauzola që në rast se Milik shitet të ndonjë skuadër tjetër, atëherë “Napolitanët” të fitojnë 20-30 për qind, mirëpo Marseja nuk është i hapur andaj ka ofruar 5 milionë euro bonuse dhe që kjo klauzolë e lirimit të zbritet.

LEXO EDHE:

Back to top button