Sulmuesi që ka ngritur peshë një skuadër

Zlatan Ibrahimoviç ka patur një ndikim të madh te Milan-i dhe këtë mund ta shikojnë të gjitha. Suedezi ka rimëkëmbur, moralisht dhe teknikisht, një skuadër me pak eksperiencë dhe siguri. Lojtarët e rinj janë përmirësuar falë kulturës së tij të punës dhe dëshirës së tij për t’u përmirësuar vazhdimisht. Një mentalitet që e ka lejuar të koleksionojë shifra mbresëlënëse pavarësisht se është pothuajse 40 vjeç. Siç ka bërë të ditur “Opta”, portal i specializuar në statistika, Ibra është lojtari i vetëm në Europë, nga fillimi i 2020-ës, që ka shënuar të paktën 5 gola me kokë (6), me të djathtën (11), me të majtën (5)./Telsport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button