Kylie Minogue hedh poshtë thashethemet se është fejuar me Paul Solomons

Kylie Minogue ka hedhur poshtë thashethemet se është fejuar me të dashurin me të dashurin Paul Solomons, pavarësisht se njerka e këtij të fundit konfirmoi se lajmi është i vërtetë. Gloria Solomon u shpreh për “Mail Online”: “Ajo është shumë e mirë dhe jam e entuziazmuar që janë fejuar. Është shumë emocionuese. Por, më vjen keq, nuk mund t’ju them më shumë sepse më kanë kërkuar të mos e bëjë këtë gjë.”

Në një reagim në twitter, këngëtarja australiane mohoi lajmet se është fejuar, por shtoi se është e dashuruar marrëzisht me Paul. Ata nisën lidhjen në Shkurt të 2018-ës, dhe e zyrtarizuan tre muaj më vonë me një foto nga ditëlindja e saj. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button