Sulmuesi shqiptarë dërgon skuadrën e tij në gjysmëfinale të Kupës
Meritan Shabani vendos përballjen e Kupës së Holandës, midis NEC Nijmegen dhe Venlo, duke shënuar golin e fitores në minutën e 105-të. Në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar mes Nijmegen dhe Venlo në kohën e rregullt nuk kishte fitues dhe përballja u mbyll me barazim 1-1.

Në shtesën e parë të sfidës së Kupës së Holandës, në skenë doli Meritan Shabanai që në minutën e 105 arriti të shënojë gol dhe të dërgojë skuadrën e Venlos në gjysmëfinale të Kupës së Holandës.
https://twitter.com/i/status/1362097520336330752
Më 3 mars, në sfidën e gjysmëfinales, Venlo do të përballet me Vitesen, ndërsa në takimin tjetër të gjysmëfinales do të takohen Hereveni dhe Ajaksi.







