Bardhi shënon gol për “kënaqësi” të Realit dhe Barcelonës

Enis Bardhi edhe njëherë dëshmoi se di të jetë shumë i rrezikshëm kundër klubeve më të mira në Spanjë. Levante në terrenin vendas ndaloi ecurinë e Atetiko Madridit, ndërsa Bardhi në terren ishte nga minuta e parë. Në minutën e 17-të, Levante prodhoi një kundërsulm të shpejtë dhe Bardhi ishte sy me sy me portierin Jan Obllak. Mesfushori shqiptarë me një goditje të matur mposhti një ndër portierët më të mirë në Spanjë, për 1-0.Mirëpo epërsia e Levantes zgjati vetëm 11 minuta, pasi që Lorente barazoi shifrat në 1-1.

 

 

 

Ky barazim gëzoi pa masë Barcelonën dhe Real Madridin, që janë pas Atletiko Madridit në renditjen tabelare. Atletiko ka 55 pikë nga 22 ndeshje, para Real Madridit me 49 pikë nga 23 ndeshje, ndërsa Barcelona ka 46 pikë nga 22 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button